INSTAT në një raport të publikuar së fundmi ka nxjerrë në pah disa elementë që karakterizojnë çdo qark të vendit tonë. Raporti është për vitin 2019, ndërsa shpjegon secili qark ka nga një tipar për të cilin është dalluar nga të tjerët, qoftë ky tipar i interpretueshëm si pozitiv, negative, apo neutral.
INSTAT bën me dije se për vitin 2019, qarku i Elbasanit ka rezultuar si qarku në të cilin shpenzohet më së shumti për pije alkoolike dhe duhan.
Për sa i përket Tiranës, midis një shumëllojshmërie zërash për të cilët mund të identifikohej, bie në sy si qarku me numrin më të lartë të kondicionerëve. Sa i takon teknologjisë, Lezha është qarku me përqindjen më të lartë për njësi familjare, që zotërojnë pajisje shumë-funksionale si Iphone, Ipad, smart, etj. Si tregues kryesor për vitin 2019, qarku i Gjirokastrës ka numrin më të vogël të banorëve në familje, konkretisht 3 anëtarë për familje. Korça rezulton një qark me jetesë “të kënaqshme”, duke u renditur qarku i dytë në Shqipëri për nga shpenzimet mesatare për konsum. Konkretisht, 82.224 lekë në muaj.
Qarku i Fierit, është qarku me përqindjen më të lartë për njësi familjare, të cilat zotërojnë panele diellore. Sa i takon Dibrës, rezulton si qarku më “i apasionuar” pas blerjeve shtëpiake, me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për grupin “furnizim me pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje”. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Instat