Eni Vasili ka startuar sezonin e ri të programit të saj ‘Open’, por ky shtator e gjen atë si nënë të dy binjakeve vetëm dy muajshe. Megjithatë, ato janë frymëzim për mamin e tyre, që ajo të rigjejë forcat dhe energjitë për një sezon të gjatë pune, sigurisht duke vendosur edhe balancat me përkujdesjen ndaj tyre.
Ajo ka marrë mbështetje nga shumë gra të tjera, mesazhet e të cilave i ka shpërndarë edhe në rrjetet e saj sociale. “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Eni.