Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 21 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 278 raste të reja me COVID-19, raporton Express.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 10 mijë mostrave.
“Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Në total numri i rasteve aktive është 26.534”, thuhet në njoftimin e MSH’së.
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka arritur në 1 mijë e 248, derisa janë vaksinuar mbi 20 mijë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534