Qytetarët kërkojnë investime
Një nga lagjet më të mëdha të qytetit të e Elbasanit “Lagja 5 maji” edhe pse me numrin më të madh të banorëve ende nuk ka njohur investimet e duhura.Problematika më e madhe vërehet në investimin e shesheve të pallateve të cilët ka nevojë për ndërhyrje.
Banorët thonë se shpësh kanë bërë kërkesa për rehabilitimin e tyre por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.Ata shqetësohen për ditët e dimrit ku reshjet janë më të shpeshta dhe situate.Veç mungesës në investimeve në infrastrukturë po ashtu një pjesë e mirë e pallateve nuk kanë as hapsira të gjelbra dhe as kënde lojrash për fëmijët.