Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu. Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gazetari Juxhin Mustafaraj përshkruan një situatë aspak normale.
Dyert e selisë së PD janë të mbyllura si asnjëherë më parë, ndërsa që nuk lejohet të futet kushdo brenda. Gjithashtu anëtarët që futen kontrollohen.
Sakaq, në mbledhjen ka debate të forta, deri më tani pesë demokratë kanë dalë kundër Bashës për të përjashtuar Berishën. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Tritan Shehun, Luçiano Boçin, Oerd Bylykbashin dhe Flamur Nokën. g.v/abcnews.al