I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ish deputeti dhe antari i PD Astrit Patozi ka komentuar përjashtim e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Sipas Patozit, Lulzim Basha ka përfituar nga Berisha dhe pa të nuk do ta mbante dot Partinë Demokratike.

Astrit Patozi ngriti pyetjen nesë ishte kjo mënyra e duhur për të bërë politike nga Basha?


Sipas tij Basha ka patur një mënyrë që dikur në vitin 2015 ti thoshte Berishës se nderi ka afat dhe që mendonte duhet të vazhdonte vetë rrugëtimin politik.
Astrit Patozit u shpreh se Basha e shfrytëzoi për 8 vite Berishën dhe në fund e largoi në një mënyrë poshteruese sapo mori “fershellimen” nga SHBA.


“Të thoshte ndahemi do ishte me e ndershme”-e ka mbyllur me këtë fjali diskutimin e tij Astrit Patozi në lidhje me çështjen Basha – Berisha e cila po diskutohet në Open.

Egnatia news