Top Channel ka arritur të sigurojë dosjen e përgjimeve mes Tire Alldervishit dhe 4 bashkëpunëtoreve të saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në datë 05/12/2020 shtetases Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga  kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3” me numër 06****** ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon:

08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe.  Ne rregull.  Mos harro.  Me thuaj pastaj”.

Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06***i perket shtetases Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu ajo figuron në listën e infermierëve të këtij spitali, me numër celular 06****

Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi M. S. përdorues i numrit të telefonit 0693524722, i cili sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohore që është dërguar mesazhi.

Nga ana jonë është pyetur shtetasi M. S. i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij.

Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila është përdoruese e numrit 06**** e cila i ka shërbyer. Ai pohon se I ka lënë bakshish (duke mos dhënë detaje të tjera),.

Tire Alldervishin ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.

II). Në vijim të këtij episodi, në datë 12/12/2020 shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 06****të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Mira Vod”.

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06*****i perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton figuron në listën e infermierëve të këtij spitali.

Nga biseda e datës 12.12.2020 Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha.

Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes sonë ka qenë përfitim monetar.

Biseda mes tyre:

17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj

17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 06*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “06*****” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal rezulton se shtetasja Sidorela Çela figuron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër celular 06****. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë:

15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha

15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit

15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha

15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin ËhatsApp është si më poshtë vijon:

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Mthuaj

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Tlutem

31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter

06****

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Vajte

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje

31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: You deleted this message

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi: Quhet Lume

02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: 😉

”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi G. L. dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 06****Ndersa, Ferzi Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi F. H. i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu, rezulton që në një tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +35**** të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin A. A. të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë vijon:

20:00, 12/12/2020: Po paté ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo Elona nk me prgj. Vetem thjesht me falenderoj per porosin

08:04, 13/12/2020 – +355696545815: Mgjesi.  Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi

08:15, 13/12/2020 – Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi

08:16,13/12/2020 – +355696545815: Ska gje

08:19, 13/12/2020 – +355696545815: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.

Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi M. A. i cili është nipi i shtetasit A. A. i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia tarakale. Në datën 16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në derën e spitalit kur ka qënë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder që ti dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i përcaktuar për të dorëzuar ushqimet. M. i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë  lekësh të ri. Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët Ai ju ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh të vjetër. Infermieret të cilëve ju ka lënë nga një  dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin ”Elona” përdoruese e numrit 06**** dhe ”Sidorela” përdoruese e numrit 06*****

Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Cela, siç është sqaruar dhe më sipër, me detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.

IV) Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +3556*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Altini Djanes” identifikuar si (A. R. S.). Biseda është si më poshtë vijon:

07:51, 07/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam

07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim

07:55, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok

07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin

07:57, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok

07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm

07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne ëhatsup

07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +3556****

07:36, 10/12/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je

07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen

07:38, 10/12/2020 AltiniDjanes: Ok flm

07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “06****” që Tirja e prezanton si shoqen e saj që do të vijë për të marrë porosinë i përket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton të jetë vajza e shtetases Rukije Ramazan Hoxhaj, e cila është e punësuar në Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Referuar dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e shënuar  në planin javor të punës të sanitareve, pavioni 3 B.

Nga ana jonë është pyetur shtetasi A. S. i cili sqaron se: me shtetasen Tire Alldervishi ka lidhje të largët miqësie. Me datë 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij R. S., është shtruar në spitalin Shefet Ndroqi, Tiranë. Babai i tij ka qëndruar i shtruar në spital pothuaj 10 ditë dhe ka ndërruar jetë në spital. Infermjerja qe ka ndjekur ecurinë e sëmundjes se babait të tij të ndjerë, quhet Irma me të cilën ai ka komunikuar në telefon pothuajse çdo ditë, dhe ajo e ka sqaruar per gjendjen e babait. Kryeinfermierja qe ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Per shkak të njohjes që Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me të për gjendjen e babait, ushqimin dhe pastrimin e tij. Babi i tij ka qene i shtruar në katin e tretë, dhomën e shtrimit nuk e kujton. Gjatë këtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ndaj mjekëve. Shtetasi Altin sqaron se në dy apo tre raste i ka dhënë ndonjë dhjetë mijë lekësh. Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton që Tirja i ka dhënë numrin e një shoqes së saj qe ishte santitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë të dilte tek porta për ti dhënë ushqimin e babait. Përvec qeses me ushqime ai i ka dhënë sanitares në fjalë një dhjetë mijë lekësh të vjetër për përkujdesjen që ajo tregonte ndaj babait të tij. Sanitaren që doli tek porta nuk e njeh.

Nga biseda e zhvilluar më datë  04/12/2020 mes pacientes L. K. dhe sanitares Tire Alldervishi del që e ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për ti sjellë ushqim apo për tu kujdesur për të. Nga biseda me Tiren del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që ti sillnin ushqim. Biseda e plotë është si më poshtë vijon:

04/12/2020, 19:35 – Tire Alldervishi: Gzohem te jsh mir

05/12/2020, 18:32 – Liljana: Mos u merzit per zotin te duam shum

05/12/2020, 18:59 – Tire Alldervishi: Pa merak❤

05/12/2020, 19:01 – Tire Alldervishi:

06/12/2020, 08:49 – Liljana: Ta honksha m**** hajde nje sekont

06/12/2020, 09:36 – Liljana: O tire hajde ta honksha m****

06/12/2020, 20:15 – Tire Alldervishi: Ate po pres

07/12/2020, 08:16 – Tire Alldervishi: Mgjes TEZE

07/12/2020, 08:17 – Tire Alldervishi: Jam ne shpi jo ne pun

07/12/2020, 08:17 – Liljana: Te du shumhajdepak

07/12/2020, 08:28 – Tire Alldervishi: Jooo

07/12/2020, 08:29 – Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik

07/12/2020, 17:04 – Liljana: 💋💋💋💋💋💋treo

07/12/2020, 17:54 – Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur😘😘😘

09/12/2020, 08:53 – Liljana: Hsjde pes minuta

11/12/2020, 16:15 – Liljana: Po ku shkove

11/12/2020, 16:32 – Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha

11/12/2020, 18:02 – Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit

11/12/2020, 18:05 – Liljana: Missed voice call

11/12/2020, 18:50 – Liljana: Tire meri te dyja po pate lek  e nap dhr bisakor

12/12/2020, 09:33 – Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk

12/12/2020, 09:35 – Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt

12/12/2020, 09:36 – Liljana: Missed voice call

12/12/2020, 10:04 – Liljana: Tethash me jep icik buk me ike

12/12/2020, 10:15 – Liljana: Hajde se me ra t

12/12/2020, 17:56 – Tire Alldervishi: TerujtZoti

13/12/2020, 14:04 – Liljana: Kur do haj buk

13/12/2020, 14:12 – Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak

13/12/2020, 14:29 – Liljana: Otire hade pak te lutem

18/12/2020, 09:42 – Liljana: Pse me tradhtove jam keq

18/12/2020, 09:43 – Liljana: Me kthe prgjigje

Pra nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper.

Keta persona ne mungese te plote te pergjegjesise qe i ngarkon detyra, ne mungese te plote te solidaritetit, ne shkelje totale te ligjit dhe te moralit shoqeror kane treguar sesi mund te njolloset kemisha e bardhe e cila duhet te perfaqesoje gjithe solidaritetin dhe perkushtimin ndaj pacienteve dhe jo ngritjen ne sistem te abuzimit me detyren dhe perfitmit ne kurriz te pacienteve dhe te familjareve te tyre.

I perket veprimtarise se metejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjere te cilet mund te jene te perfshire apo qe kane perfituar ne kurriz te ushtrimit ne menyre te perkushtuar te detyres.

Pra në analizë të fakteve të mësipërme, në ekzistencë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për kryerje vepre penale nga këto subjekte, duke pare rendesine e faktit dhe rrezikshmerine shoqerore si edhe duke qene evident rreziku i ikjes pra duke pasur shkaqe te bazuara ne ligj persa me lart, ne perputhje me nenin 253 te K.Pr.Penale, rezultoi e detyrueshme që në ngarkim të tyre të nxirret Urdheri i Ndalimit pasi ndaj tyre plotesohen kushtet dhe kriteret si per te nxjerre Urdherin e Ndalimit por edhe qe me pas ky Ndalim te vleftesohet i ligjshem si edhe te caktohen masa të sigurimit personal në përputhje me kushtet dhe kriteret ligjore sipas parashikimeve të neneve 228, 229, 230,232 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.

Top Channel