Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic insiston që është vetëm Topi i Artë që i mungon atij, derisa shton se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo “nuk kanë asgjë” më shumë se sa ai, përpos trofeve
39 vjeçari suedez është gati për ta bërë debutimin e tij këtë vikend kundër Lazios, pasi që mungoi në EURO 2020 shkaku i një lëndimi në gju.
Ai ka folur për France Football dhe disa citate të tij janë zbuluar nga Goal.com, që natyrisht përcillen me mënyrën e zakonshme si flet Ibrahimovic me vetëbesim.
Zlatan është pyetur nëse i mungon Topi i Artë si pjesë e karrierës se tij dhe përgjigja e tij ishte klasike.Reklamë
“Jo, nëse një gjë i mungon Topit të Artë atëherë atij i mungoj unë”.
Jorginho është njëri nga kandidatët që mund ta fitojë shpërblimin këtë sezon, edhe pse ai është dominuar nga Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi për një dekadë.
“Nëse po flasim për cilësi të brendshme, atëherë ata nuk kanë asgjë më shumë se unë. Nëse marrim parasysh trofetë, atëherë po, unë nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve”.
“Nuk e di çfarë kriteri përdorin ata që vendosin se kush e merr këtë çmim, ndoshta pse nuk jam i fiksuar pas tij. Kur kemi punë ekipore, individi sigurisht përfiton nga kjo. Një individ nuk mund t’ia dalë mirë nëse nuk ka skuadër të fortë”.
“Në thellësi, mendoj që jam lojtari më i mirë në botë”.
Ibrahimovic mbush 40 vjet këtë muaj dhe kishte një sezon të madh dhe të suksesshëm me Milanin, duke shënuar 17 gola dhe bërë tre asiste në 27 ndeshje zyrtare.
Ai përfundoi në vendin e dytë me kuqezinjtë në Serie A dhe këtë sezon do të luajnë në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/