Dita e martë do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që krijojnë hapësira për reshje shiu gjatë paradites.

Gjatë orëve në vijim reshjet do të pësojnë zhvillim duke arritur një intensitet mesatar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në drekë, duke u luhatur në vlerat 3 deri në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe e fortë në det, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Oranews