Në zonën e Currilave në Durrës janë shënuar sërish rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve të shiut.

Mësohet se një pjesë e argjilës së shkëputur ka përfunduar në rrugë duke marrë me vete edhe disa rrënjë pishash. Masivi është postuar deri në fund të Kodër Currilave.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe një pjesë e rrjetave metalike të vendosura për të frenuar rrëshqitjet.

Çarjet e asfaltit po rrezikojnë edhe dëmtimin e rrugës.

Oranews