Këtë të enjte Presidenti amerikan Joe Biden falënderoi kryeministrin australian për t’u bashkuar me një aleancë të re të madhe mbrojtëse , por gjatë deklaratës harroi emrin e tij.
“Faleminderit, Boris dhe … dhe unë dua të falënderoj atë shokun ‘poshtë’. Faleminderit shumë”-u shpreh Biden.
Sipas mediave të huaja, në atë moment kryeministri australian ngriti lart gishtin e madh në shenjë miratimi. Disa pretendojnë që Biden ia ka harruar emrin kryeministrit australian, derisa tjerët ishin të bindur se ishte një lloj shakaje.
Megjithatë në fund të kësaj konference, presidenti amerikan e tha emrin e kryeministrit australian të cilin edhe një herë e falënderoi.
“Siç thanë kryeministrat Morrison dhe Johnson, dua t’ju falënderoj për këtë partneritet”. Megjithatë siç raporton The Guardian, ishte shumë vonë për një reagim të tillë, pasi në Twitter u krijua një hashtag me mbishkrimin “djaloshi nga poshtë”