Autoritetet amerikane janë në kërkim të një vajze nga Florida e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj.
Sipas mediave të huaja, 22-vjeçarja Gabrielle “Gabby” Petito nuk ka folur me familjen e saj që nga fundi i gushtit, kur po udhëtonte me të dashurin e saj në Wyoming.
Policia thotë se i dashuri i saj, Brian Laundrie, 23 vjeç, i cili është kthyer në shtëpi po hetohet për këtë cështje.
Çifti kishte dokumentuar udhëtimin e tyre në mediat sociale përmes fotove të postuara.
Laundrie u kthye në shtëpinë e tyre në Florida më 1 shtator, thotë policia. Prindërit e zonjës Petito raportuan se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.
Por policia thotë se Laundrie po refuzon të flasë me ta për zhdukjen e saj.
Çifti u nis në një udhëtim nomad mbarëkombëtar me një furgon të bardhë Ford Transit në korrik.
Ata e filmuan veten duke buzëqeshur, puthur dhe vrapuar në plazhe në një video në YouTube, “Fillimi i Udhëtimit Tonë në Van” , i cili është parë mbi 600,000 herë.
Dy javë para se Petito të zhdukej, cifti kishin pasur një incident të cilin e kishte mësuar policia.