Tetë vite qe zoti Olldashi nuk eshte me mes nesh. Ish deputeti ishte nder intelektualet e rralle ne politiken shqiptare qe kishte instiktin per te parandaluar dhe ndermarre iniciativa qe te tjereve nuk u shkonte mendja. Sokoli do mbahet mend per zgjuarsine e tij dhe bashkimin e shqiptareve ne politike duke qene nder politikanet qe tentonin bashkimin dhe jo per carjen.
Si sot 10 vite me pare ai shprehej :
“Politika ne shqiperi eshte si puna e bukes per shqiptaret. Nuk mund te rrine pa te. Shqiptaret jane nder ata popuj qe individin e mbrojne me cmimin me te larte. Individin e kane mik, e kane shok dhe e vendosin mbi koke. Prandaj u bej thirrje te gjithe politikaneve pa dallim ngjyre partie dhe ideje, te mos luani me shqiptaret. Me kete popull qe u qendron ne cdo beteje.
Populli i vetem qe u don edhe kur humbisni apo fitoni. Eshte popull qe duhet ta respektoni ne cdo hap qe hidhni ju dhe ata. E keni pasur me vete kudo qe keni vajtur. U ka duartrokitur edhe kur po gênjenit. Prandaj mbajeni ne mendje gjithmone qe te gjithe, ketu jemi fale tyre, fale mbeshtetjes tyre te pa shteruar. Populli yne eshte i vûajtuâr nga dallget e veshtira te jetes ne Shqiperi.
Duhet te permiresojme idete tona vendimmarrese per nje mireqenie sa me te mire per popullin tone. Femijet e tyre jane femijet tane, e ardhmja e tyre eshte e ardhmja jone. Te leme menjane mërite qe kemi me njeri tjetrin dhe te fokusohemi se cfare eshte me e mire per popullin, jo per veten tone.
I bej thirrje gjithashtu edhe kûnder shtarit politik Rama. Te kete ne mendje kete popull qe nje dite do e sjelle ne qeveri. Pasi askush nga ne nuk eshte i perjetshem ne pushtet. Ta mbroje popullin e tij sikurse te ishte familja e tij. Ne mund te zîhèmi per idete e zhvillimit te vendit, per te arritur nje qellim sa me te frytshem dhe rezultativ per vendin, por jo te mbajme înâte per ceshtje politike.” – eshte shprehur Olldashi nga kuvendi para 10 vitesh.