Lavanda është një bimë shumë popullore, për shkak dhe të aromës shumë të fortë që e karakterizon. Lulja e bukur ngjyrë vjollcë është shumë atraktive edhe për fluturat e bletët. Madje dhe kopshtarët bien dakord se nuk mund të kesh kurrë mjaftueshëm lavandra në kopësht. Lavanda ndihmon në qetësimin e dhembjeve dhe në krijimin e një gjendje relaksi. Aroma e saj e fortë përdoret dhe si qetësues në ambientet e shtëpisë. Atë gjithashtu mund ta përdorni si ilaç në rast prerje, pasi funksionon shumë mirë si dezinfektant.
Kamomil
Çaji i kamomilit njihet botërisht për cilësitë e tij qetësuese. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz, është se kamomili ndihmon shumë edhe me problemet e trejtjes. Gjithashtu kamomili ndihmon në qetësimin e irritacioneve të lëkurës nëse përdoret gjatë banjës.
Nenexhiku
Nenexhiku njihet për veçoritë e saj në qetësimin e stomakut. Ai mund të ndihmojë edhe në problemet e tretjes. Shija e freskët e çajit të nenexhikut gjithashtu njihet për lehtësimin e stresit dhe të tensionit, si dhe ul dhembjen e kokës. Gjerësisht e njohur me emërtimin mendë ose dhiozëm në disa treva të Shqipërisë.
Sherebela
Sherebela është një bimë e shkëlqyer që ndihmon në lehtësimin e kollës dhe problemeve të fytit. Sherebela njihet për uljen e kohëzgjatjes së ftohjeve të rënda dhe sinozitit.
Rozmarina
Rozmarina është një tjetër bimë e rëndësishme, që ju ndihmon për përqendrimin dhe në rritjen e memories. Rozmarina gjithashtu ju sjell në humor të mirë, ju ëmbëlson gojën dhe sigurisht që i shndërron mishrat e pjekur në diçka magjike në shije