Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 5 mijë lekë drejtorin e shkollës së mesme “Shën Meri” në Kukës.
Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, aktualisht deputete e PS-së.
Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton./ Abcnews.a