Puna artizanale mbetet vlerë e shtuar e historisë së një vendi e cila duke u mbështetur në traditë, i jep një tjetër dimension tregtisë së produkteve që punohën nga ata pak artizanë që kanë mbetur në treg sot.
Në qytetin e elbasanit ka ende nga ata njerëz të cilët kanë zgjedhur të mbajnë gjallë traditën dhe të vijojnë të punojnë për krijimin e veshje me motive popullore.
Njëri prej tyre është edhe Rruzhdi Veshi I cili thuajse gjithë jetën ia ka kushtuar kërcimit popullor por nisur nga kjo paralelisht lindi edhe dëshira për të punuar me prodhime artizanale kryesisht të kostumeve popullore.
Këto veshje kryesisht janë duke u përdorur më së shumti në evenimente kulturore apo edhe në dasma . Rruzhdiu tregon se interesi për to është në rritje por që dikush të vazhdojë këtë traditë është në zbehje pasi të rinjtë nuk janë më të interesuar.
Edhe pse ka rritje të interest nga njerzit për ti përdorur në ceremoni të ndryshme sërisht mungon promovimi I gjerë nga institucionet përkatëse gjë që mund të ndihmontë në mbajtjen gjallë të traditës./Egnatia news