Pjesa më e madhe e tyre do ta bënin

Javët e fundit është duke u diskutuar gjerësisht nëse duhet aplikuar apo jo një dozë e 3-të e vaksinave anti covid.  Sipas studimeve efikasiteti i vaksinave bie disa muaj pas marrjes së dozës së 2-të ndaj rekomandohet që të ketë një dozë të 3-të të paktën për një kategori të caktuar njerzish.

Që nga 16 gushti 2021 doza e tretë rekomandohet vetëm për personat me probleme të caktuara të rënda shëndetësore ose që marrin trajtime që u dobësojnë sistemin imunitar.

Kjo bëhet pasi ata nuk kanë reagim me forcën e duhur ndaj vaksinës në mënyrën si reagojnë të tjerët me vetëm dy doza, ndaj u duhet një injeksion i mëtejshëm. Qytetarët e elbasanit janë të ndarë në opinionet e tyre sa i takon pyetjes nëse do të pranonin të bënin një dozë të 3-të vaksine.

Në disa shtete tashmë ka filluar të aplikohet edhe doza e 3 e vaksinës ndërkohë OBSH-ja ka vënë si synim që të gjitha shtetet të vaksinojnë të paktën 10 për qind të popullatës deri në fund të këtij muaji dhe të paktën 40 për qind deri në fund të këtij viti.