Është përkeqësuar situata me zjarrin në Fier, aty ku flakët tashmë kanë kaluar në anën lindore të zonës së njohur si Vajkan.

Tashmë pranë vendngjarjes ka mbërritur dhe zjarrfikësja e Patosit si edhe policia , mirëpo është e pamundur të shkohet në vatrën e zjarrit.

“Zjarrfikësja nuk ka mundur dot të shkojë deri në vatrën e zjarrit. Janë përfshirë e gjithë kodra me ullinj. Shtëllungat e tymit kanë përfshirë qgjithë qytetin. Janë dy zjarrfikëse në vendngjarje, por nuk futen dot ëpr shkak të terrenit. Janë rreth 50 fermerë të prekur nga këto vatra zjarri. Zjarri favorizohet nga era dhe terreni i vështirë. Një pjesë e mirë të këtyre ullinjve vijon të jetë në tym dhe flakë”, raportoi gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami.