Por ende asnjë investim në horizont

Prej afro 3 vitesh tashmë fshati turistik i Gjinarit është  pjesë e programit të “100 fshatrave” por kur kanë kaluar tashmë vite nga lançimi I këtij projekti rezulton se ende pa asnjë investim konkret nuk është bërë.

Deri më tani investimet  kanë qenë zero, duke e lënë fshatin turistik në harresë e duke premtuar vetëm në kohë fushate, për ndërhyrje. E kjo duket që nga qendra e fshatit, e cila është në një kaos të vërtetë, e pashtruar, e mbushur plot pluhur e baltë në varësi të stinës.

Banorët duket se i kanë humbur shpresat  që ky fakt të ndryshojë ndaj mundohen që të rregullojnë diçka me forcat e tyre.

Në programin e “100 fshatrave turistik” pritej të rriteshin kapacitetet pritëse, të vendoseshin sinjalistika turistike, të kishte përmirësim të infrastrukturës publike dhe të kapitalit njerëzor. E ndodhur vetëm 24 km larg nga Elbasani, zona e Shpatit karakterizohet nga një reliev malor dhe klimë e pasur me oksigjen. Pika më e lartë e kësaj zone turistike është mali i Bukanikut me 1831 m mbi nivelin e detit.

https://youtu.be/HRxZ4SlD6BA