Dalja e fundit në skenë e Daniel Craig si agjenti 007 pritet të jetë hapja më e madhe e fundjavës në Britani që nga “Avengers: Endgame”, më shumë se dy vjet më parë, pasi kinematë po punësojnë qindra staf shtesë për të përballuar kërkesën e madhe për të shikuar filmin e ri të “James Bondit”.
Shitjet paraprake të biletave po bëjnë që filmi “No time to die” të bëhet filmi i dytë me fitimin më të madh. Ai pason pas një vonese gati 18-mujore dhe katër ndryshime në datën e shfaqjes, dhe pronarët e kinemave po bëjnë të gjitha hapat për të përmbushur kërkesën që filmi të shfaqet në më shumë se 700 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
“Do të jetë fundjava më e madhe hapëse që kur filloi pandemia”, thotë Tim Richards, shefi ekzekutiv i Vue, operatori i tretë më i madh i kinemasë në Mbretërinë e Bashkuar.
Richards ka thënë se “Vue” është dashur të rrisë numrin e stafit me 450 punëtorë të rinj, raporton The Guardian.
Që të bëhet filmi më i madh, “No time to die” duhet ta kalojë komedinë kineze “Hi, Mom” dhe “Fast & Furious”.