Home BOTA Fshati ku askush nuk pi duhan

Fshati ku askush nuk pi duhan

88

Megjithëse Greqia mbetet një prej shteteve me përqindjen më të lartë të duh.anpirësve në Europë, në Kretë ekziston një fshat ky askush nuk ty.mos.

Sipas “Protothema”, fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.

40 vite më parë thuhet se të gjithë banorët e fshatit vendosën të heqin dorë nga du.hani dhe “nënshkruan” një ligj të pashkruar, të cilin e respektonin në gjithë. Tradita kaloi në gjeneratën tjetër dhe vjen deri në ditët e sotme

Sipas medias greke në këtë fshat nuk ke ku blen du.han, teksa as turistët dhe as mysafirët nuk ty.mosin.

“Është vetëm një mentalitet që të gjithë e ndjekim. Një traditë që ka kaluar nga prindërit tek fëmijët. Dikur, gjyshi im kishte një kafene ku mbante edhe cig.are, por kurrë nuk i shiti”, thotë një rezident i fshatit.