Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një formë ndryshe për të uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.
I ulur në bankat e një shkolle krah mësueses, Meta uron një vit të mbarë dhe plot arritje në rrugën e dijes veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta. m.v/abcnews.al
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F4424908074222098&show_text=true&width=500