8-vjeçarja iu rikthye shkollës
Eglina vajza 8-vjeçare nga Elbasani që humbi ditën e parë të shkollës për shkak të kushteve të vëshira ekonomike sot i është rikthyer normalisht mësimit. Fal apelit të bërë në “Egnatia News” qindra qytetarë reaguan në kohë reale duke u sensibilizuar dhe duke bërë të mundur plotësimin e nevojave të Eglinës dhe motrës së saj.
I menjëhershëm ishte reagimi i shumë qytetarëve të cilët të prekur nga lotët e vogëlushes i erdhën në ndihmë. Sot,Eglina e vogël e lumtur shkoi në shkollë.
E lumtur shprehet edhe nëna e saj e cila falenderon çdo person që i erdhi në ndihmë.
Sot Eglina u rikthue në bangën e saj ku do të nis klasën e 3-të .Fal ndihmës së qindra njerëzve me zemër të madhe kësaj vogëlushjeje nuk do ti mungojnë as veshëmbathjet as mjetet shkollore. “Egnatia News” do të jetë pranë nerëzve në nevojë sa herë që zëri i tyre të ketë nevojë të dëgjohet.