Djali nga Elbasani I cili akuzohet së më datë 17 Shtator I mori jetën Sabina Nessa në Kidbrooke të Britanisë duket se ka qenë problematik që në vitet e para të jetës.
Egnatia news ka arritur të sigurojë të dhëna nga shkolla në Elbasan ku Selami ka bërë klasë e parë ,të 2-të dhe të 3-të.
Sipas informacioneve kuptohet se nga shënimet e vendosura nga mësuesja e tij rezulton se Selmani nuk ishte sistematik në frekuentimin e shkollës si dhe nuk kishte rezultate të mira. Ai kishte emigruar ne Angli dhe punonte si shpërndarës picash.
Ai do të dalë për masë sigurie në gjýkatën Willesden Magistrates’ Court. Selami emigrant prej shumë vitesh në Angli u árrestua në Eastbourne, East Sussex në banesën e tij. Mbetet i paqartë motivi vrásjes./Egnatia news