Pas thirrjes së zv. kryeministrit Erion Braçe ditën e djeshme për mbyllje të shkollave në bashkinë e Divjakës, një gjë e tillë është bërë realitet ditën e sotme. Mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit në platformat online është konfirmuar dhe nga drejtori i Zyrës Arsimore Divjakë, Llazi Stase.
Prej dije bëhet me dije se 4 shkollat janë mbyllur dhe do të vazhdojnë mësimin online për një periudhë 2- javore për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në komunitet.
Postimi i djeshëm i Erion Braçes në facebook: MIREMBREMA!
BANORE TE DIVJAKES, TERBUFIT, GRABIANIT, GRADISHTES, REMASIT;
SITUATA E TE SEMUREVE ME CORONAVIRUS VIJON TE JETE E RENDE!
DITA TANI U MBYLL ME 174 TE SEMURE AKTIVE!
Jane nga KEMISHTAJ, MERTISH, GRADISHTE, MIZE, CERME E SIPERME, CERME SEKTOR, DIVJAKE QYTET.
Nga hetimi epidemiologjik rezulton se te infektuarit, kane marre VIRUSIN ne: CEREMONITE MORTORE NE SHTEPI KU KANE SHKUAR PER NGUSHELLIM
NE SHTEPITE E TE SEMUREVE ME VIRUS KU KA SHKUAR PER QOKE SEMUNDJEJE SI KOMSHI, KUSHERI, KRUSHQI.
KJO ESHTE CMENDURI!
Do ju lutesha shume;
JEPINI FUND KETYRE ZAKONEVE!
PO INFEKTOHENI VETE, PO INFEKTONI FAMILJARET TUAJ, ME TE MOSHUARVE PO I MERRNI JETEN!
Boll me me vizita neper shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! MOS SHHKONI, INFEKTOHENI DHE INFEKTONI TE TJERE NJEREZ!
Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! MOS SHKONI, REZIKONI TE SHTONI DHIMBJEN DUKE INFEKTUAR E VRARE TE TJERE NJEREZ TE AFERM.
Nderkohe nga neser;
Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj KALOJNE NE MESIM ONLINE PER DY JAVE RRESHT!
POLICIA DO USHTROJ KONTROLL NE CDO LOKAL PER TE GARANTUAR RREGULLAT E DISTANCES FIZIKE E KU RREGULLAT SHKELEN LOKALI DO MBYLLET;
TE ZOTET E LOKALIT JANE TE DETYRUAR TE GARANTOJNE RREGULLAT!
Kujtojmë se apeli i zv.kryeministrit Erion Braçes erdhi në një kohë kur kurba e infektimeve është rritur ndjeshëm jo vetëm për Divjakën por në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që mbyllja ndodh vetëm në zonën ku kandidon për deputet zv.kryeministri.
Faxweb