Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-19 dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me një postim në “Instastory”.

Ai është infektuar dy ditë më parë dhe tashmë ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij.

Gjebrea bën dhe pyetjen retorike “ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi?!” dhe është përgjigjur duke thënë se mendon gjithmonë për punën.

“Dita e dytë – pozitiv!

Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia,” shkruan Gjebrea.

(E.H/Faxweb.al)