Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, aty ku janë plagosur 4 persona të cilët janë tranpsortuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë në mjet tip Renault dhe një mjet tip Ford. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.