Kreu i PD-së, Lulzim Basha është “tradhtuar” nga të afërmit e tij. Burime për Priza.al nga PS, bëjnë me dije se djali i xhaxhai të tij, Altin Basha është anëtari më i ri i Partisë Socialiste në njësinë nr.8.

Ai ka marrë ditën e sotme kartën e anëtarësisë dhe ka qenë deputeti socialist Ervin Bushati, i cili ia ka dorëzuar.

Kjo gjë vjen në një kohë kur kanë mbetur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe Basha nuk ka arritur që të as bindë të afërmin e tij që t’i jap votën.