Trupi i pajetë një gruaje në Brazil është zbuluar e varrosur brenda shkallëve prej betoni, pasi shefi i ndërtesës ka vënë re një erë të keqe që kutërbonte.
Pasi iu përgjigj ankesës, policia ka gjetur trupin e 25-vjeçares Joice Marie De Gloria Rodrigues, e zhveshur dhe me një bluzë të mbështjellë në qafë.
Një murator 54 vjeç ka pranuar vrasjen, kurse ka dyshime se ai edhe e ka përdhunuar.
Ngjarja ndodhi në Sao Vincente. Viktima, që ishte studente, jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.