55 milimetra ka qenë intensiteti i gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Qarkun e Elbasanit, ku nuk mungojnë problemet për shkak të përmbytjeve.
Më shqetësuese situata paraqitet në fshatin Murriqan dhe Jagodinë, të bashkisë së Elbasanit ku ujërat e përrenjve, por dhe të lumit Shkumbin. Gjithashtu kanë vërshuar duke përfshirë toka bujqësore dhe sera të mbjella duke shkaktuar edhe shqetësim tek banorët.
Ndërkohë Shtabet e Emergjencave Civile në prefekturë dhe Bashki, ndodhen tashmë në terren për të bërë zhbllokimin e kanaleve në ato zona ku janë të bllokuara nga inertet., çka kanë sjelle vërshimin e përrenjve dhe të lumit. Në zonën e Muriqanit ku është dëmtuar argjinatura e ndërtuar aty rreth viteve 70′ për të mbrojtur tokat bujqësore të fshatit Jagodinë, një zonë bujqësore kjo e Bashkisë së Elbasanit. Më e madhja në Bashkinë e Elbasanit e cila rrezikon tashmë për shkak të dëmtimit të kësaj argjinature.
Ndërkohë në të gjithë qarkun ka pasur edhe probleme përsa i përket rënies së inerteve ne rruge, gjë që janë pastruar nga firmat kontraktore, dhe aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme dhe në të gjitha qarqet lëvizja behet normale. Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa fshatra të bashkive të Gramshit dhe Peqinit ku ekipet e OSHE po punojnë për riparimin e defekteve.
Top Channel