Emri i tij është Louis Barclay dhe mjeti që ai krijoi ishte një browser extension i quajtur Unfollow Everything. Ky extension lejonte përdoruesit të bënin unfollow automatikisht të gjithë miqtë dhe faqjet në Facebook, duke e lënë feed-in e tyre bosh. Barclay tha se njerëzit mund të lidheshin sërisht me miqtë dhe familjarët e tyre duke përdorur këtë extension.
Sapo u publikua, Unfollow Everything tërhoqi një vëmendje të madhe nga studiuesit në Zvicër, që dëshironin të studionin impaktin mbi kënaqësinë e njerëzve dhe kohën që ato shpenzonin në platformë, të cilët pas përdorimit të këtij mjeti nuk shihnin asnjë lajm në Facebook.
Në korrik të këtij viti Barclay i erdhi një letër që vinte nga avokatët e Facebook dhe i kërkonte të pushonte dhe të hiqte dorë nga ky mjet. Më pas ai publikoi një version të redaktuar të letrës online dhe e kishte shumë të vështirë që ta ndante me miqtë e tij pasi Facebook e kishte dënuar atë nga çdo aplikacion nën pronësinë e tyre.
Letra nga kompania Perkins Coie shkruante se Unfollow Everything shkelte rregullat e Facebook pasi grumbullonte automatikisht përmbajtjet e përdoruesve pa lejen e Facebook. Në të përmendej gjithashtu se ky mjet inkurajonte persona të tjerë të shkelnin rrregullat e Facebook.
Pasi ai u informua se nëse do të humbte betejën gjyqësore me Facebook, do të detyrohej të paguante detyrimet, ai hoqi dorë duke thënë se “Unë nuk mund ta merrja përsipër këtë rrezik, Facebook është një kompani trilionere.”