Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën tema kryesore për të cilën është pyetur ka qenë për diskutimet brenda PD, ku Bylykbashi kishte akuzuar Bashën se kishte bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zgjatur Reformën në Drejtësi.
Balla tha se nuk kishte asnjë lloj pazari mes tyre por se ishin të hapur për bashkëpunim. Më tej ai tha se çështja e Reformës në Drejtësi është një fushë që nuk duhet të politizohet dhe ku politika duhet të rri larg.
Diskutimet brenda PD se Lulzim Basha ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të bërë të mundur zgjatjen e kohës për reformën në drejtësi në këbim të një ndryshimi në reformën territoriale.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS: E para dua t’ju sqaroj se ekspertët tanë po punojnë, gjithashtu edhe zonja Bushka e cila po konsultohet edhe me partnerë ndërkombëtarë, për zgjatjen e mandatit të komisionit të përkohshëm të kualifikimit.
Pra të arrijmë të kemi gati një amendament. Ju e dini se një amendament kushtetues do 45 deri në 60 ditë. Por unë e konsideroj këtë një cështje tepër teknike ku politika duhet të rrijë larg. Kështu do propozoja që askush prej nesh mos ta politizojë këtë.
Dua t’ju garantoj se nuk ka asnjë lloj pazari në thonjëza sepse kjo është një cështje e rëndësisë të vecantë ku secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Ndërsa për cdo cështje tjetër mund të them se jemi të hapur për çdo lloj diskutimi.