Një incident i rëndë ka ndodhur në Greqi.
Sipas mediave greke, një person me origjinë shqiptare u ankua në policinë greke se kishte gjetur një foshnje një vjeçare të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos.
Pas raportimit të shqiptarit policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe është përpjekur që të gjejë prindërit e foshnjës, por ngjarja më pas mori një rrjedhë tjetër.
Policia sapo ka arritur afër në një prej shtëpive ka dëgjuar klithmat nga një makine. Ata zbuluan se një foshnjë ishte braktisur dhe lënë brenda makinës në sendiljen e saj. Pastaj ata dëgjuan të qara të tjera dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazh.
Menjëherë pas kësaj, ata arritën të gjejnë një vajzë 13-vjeçare, e cila tha se nëna e saj 25-vjeçare dhe babai i saj 27-vjeçar i kishin dorëzuar për t’u kujdesur për ta dhe ajo i mbylli brenda.
Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa kundër çiftit që braktisi fëmijët u ngrit një çështje për neglizhencë.