Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive politike që të mos nisin para kohe fushatën e tyre elektorale.
Përmes një njoftimi ai ka kërkuar që të respektojnë vullnetin e zgjedhësve, për të votuar të lirë.
“Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve”,thuhet në njoftim.
Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
Njoftimi-Materialet propagandistike të lejuara vetëm gjatë fushatës zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me afrimin e fushatës zgjedhore u bën thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.
Kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionine ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.
Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.
Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.
Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.
Top Channel