Një 22-vjeçar gjerman ka arritur të fitojë një bast befasues.
Sipas BILD, ai kishte vënë një skedinë me vlerë vetëm 10 euro, por fitoi plot 21877 euro. Çmenduri!
Në skedinën e tij kishte shumë ekipe favorite, por ai rrezikoi dhe vuri bast për Shqipërinë kundër Hungarisë.
Koeficienti për fitoren e Shqipërisë ishte 4.1, më i larti në skedinën e tij.
Por emocionet më të mëdha ia solli ndeshja e Gjeorgjisë kundër Greqisë. Atij i duhej fitorja e Greqisë dhe ajo erdhi vetëm në minutën e 90.
Tani 22-vjeçari nga Heseni ka një arsye të fortë për të festuar.