Momente të nxehta dhe tensioni janë regjistruar në Tel Rifat , Siri së fundmi. Droni i dërguar nga baza e Rusisë në Siri në afëri të fshatit Sey Isa në Tel Rifat është rrëzuar.

Në zonën ku droni ra operon organizata terroriste YPG/PKK (YPG është një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK))

Pas fjalëve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan: “Nuk kemi më durim, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur” ngjarjet kanë marrë vrull.

Forcat e Armatosura turke janë në gatishmëri dhe janë duke mbajtur sytë nga rajoni teksa presin udhëzime shkruajnë mediat turke.

Organizatat terroriste YPG kanë gërmuar tunele në këtë fshat duke vendosur blloqe betoni brenda këtyre tuneleve.

Ata kanë rrethuar rajonin dhe kanë larguar të gjithë civilët nga shtëpitë e tyre. Terroristët, të cilët gjithashtu kanë ndërtuar kulla vrojtimi mbi beton, kishin monitoruar aktivitetin e dronit të dërguar në rajon.