Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
Mediet e huaja raportojnë se deri më tani janë konfirmuar të paktën 4 viktima, si dhe disa të plagosur, ndërsa kanë publikuar edhe pamje të rënda nga qyteti i sulmuar, ku shihen shigjeta në tokë, si dhe njerëz të shtrirë.
Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.