Partia Demokratike ka reaguar lidhur me VKM të mbledhjes së kësaj të mërkure për të mbrojtur Lulzim Bashën me Gardën e Republikës.
Duke e cilësuar një propagandë të Ramës, PD thotë se ky është një vendim i miratuar që në 2007-ën.
Sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që prej viti 2007, Garda e Republikës ruan kryetarin e opozitës
“Gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga situata aktuale në të cilën ndodhet vendi dhe për të bërë diversion” përfundon reagimi i PD.