Llatja: Shmangim problemet më reshjet

Bashkia e Elbasan është duke vijur me ndërhyrjen sa i takon rehabilitimit të shtretërve të përrenjëve dhe kanaleve kulluese në njësitë administrative të cilat kanë patur problem me përmbytjet vitet e shkuara.

Kryebashkiaku Gledian Llatja ishte në njësitë administrative Balëz dhe Bradashesh për të ndekur nga afër proçesin e punës që po bëhet këtu . Para banorëve Llatja u shpreh se ndërhyrja në kohë do të eleminojnë problemet të cilët ndër vite kanë shkakruar probleme tëk këto fshatra.

Ndër të tjera Llatja shton se puna e ekipeve të Agjencisë së Shërbimeve Publike do të vijojë papushim deri në pastrimin e plotë të kanaleve kulluese në të gjithë Bashkinë e Elbasanit për t’i bërë ballë reshjeve të dimrit.