Interi ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A përballë Lazios në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Ndeshja nisi më mirë për “zikaltërit” që fituan një penallti që në minutën e 12, pas një ndërhyrje të gabuar të Elseid Hysajt ndaj Barellas e cila u kthye në gol nga Perisic.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të miqve, ndërsa pjesa e dytë do të fliste për vendasit që do të barazonin rezultatin me Immobilen në minutën e 64, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i dytë dhe i përmbysjes do të vinte në minutën e 81 me Enderson dhe në shtesë do të vuloste gjithçka serbi, Milinkovic – Savic.
Inzaghi pëson kështu disfatën e parë në kampionat nga ish-ekipi i tij.