Beyonce nuk ishte nusja, por tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në dasmën luksoze të Alexandre Arnault. Ajo u shfaq bashkë me Jay-Z në festën e mbajtur në Venecia të Italisë, dje.
Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan blu mëndafshi, dhe sipër krahëve mbante një pallto të gjatë të zezë. Beyonce i mbajti flokët drejt, me balluke dhe mbante po ashtu një maskë të zezë në fytyrë. Ajo zgjodhi një çantë të vogël me shkëlqim në formë sfere dhe këpucë afërsisht një ngjyrë me fustanin e saj që kishte një të çarë seksi nga njëra këmbë.
Jay-Z ishte veshur me një kostum blu të errët dhe mbante dorën e gruas së tij kur dolën nga kisha pas ceremonisë së dasmës.
Për ata që nuk e dinë, Arnault është një ekzekutiv në Tiffany & Co. dhe është i biri i Bernard Arnault, të markës luksoze LVMH. Nusja e tij, Géraldine Guyot, është themeluesja e markës franceze të aksesorëve, D’Estrëe.
Beyoncé dhe Jay-Z pozuan së bashku për fushatën e Tiffany & Co. “About Love”, ku Bey mbante diamantin e verdhë të çmuar të markës Tiffany për reklamën.
Bey dhe Jay e kanë shijuar kohën e tyre në Venecia duke udhëtuar nëpër qytet me limuzina luksoze uji.