Ndërkohë që shifrat e të prekurve rriten dita ditës, në Elbasan tashmë janë shtuar dyshimet për praninë e mutacionit të ri britanik të Covid 19. 3 persona të dyshuar pasi kanë bërë analizat në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Elbasanit ka pasur dyshime se ka prani të mutacionit britanik. është më pas ISHP që këto mostra i dërgon për analizim në Gjermani dhe prej andej do të vijnë përgjigjet e analizave për të konfirmuar nëse ka prani të mutacionit të ri britanik të covid 19 në qytetin e Elbasan. Të tre personat vijnë nga vende të origjinës, aty ku virusi i ri është shfaqur.

Top channel