Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia.Foto:Flickr
Okulistët Nora Burda dhe Nadon Qafa u shprehën për Euronews Albania se është rritur numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin dhe se shkaku kryesor i kësaj situate është varësia nga teknologjia.
“Është shtuar numri i fëmijëve që vijnë për kontroll. Kjo vjen nga dy faktorë: e para se janë rritur problemet, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të prindërve”, u shpreh mjeku Qafa.
Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia.
Z. Qafa theksoi se ka edhe sëmundje të fshehura, si ajo e glaukomës dhe për këtë arsye duhet të bëhen vizita periodike tek okulistët.
“Vizita dhe kontrolle periodikisht pas moshës 40-vjeç për të parandaluar rënia e shikimit”, tha ai.
Ndërsa, mjekja tjetër Nora Burda këshilloi se fëmijët nga zero deri në 2 vjeç nuk duhet të qëndrojnë para ekraneve.
Sipas saj, fëmijët e moshës nga 4 deri në 6 vjeç duhet të qëndrojnë vetëm 20 minuta në ditë para ekranit./Burimi:EuroNews