A do të pranojë propozimin e PD-së për ndryshimet në Kushtetutë për vetingun e politikanëve dhe koalicionet parazgjedhore?
Kryeministri Edi Rama u shpreh i rezervuar për të folur por nënvizoi një dialog të drejtëpërdrejtë me Opozitën dhe jo siç tha ai përmes “pasqyrave”
“Më ndjeni të mos jap opinione përpara se t’I japim këtij dialogu një shans real dhe të kemi mundësinë ti ballafaqojmë opinionet tona me palën tjetër duke pasur vullnetin e mirë ti dëgjojmë dhe të dëgjohemi.
Në fund të fundit cilësia e një bashkëjetese në çdo instancë nuk përcaktohet sa shpejt bie dakord por nga mënyra si nuk biem dakord.
Dua ti japim një shans dialogut. Opozita ka bërë 3 propozime. Mund të bëjë më shumë. Ne kemi mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare. Nuk do të ishte etike në raport me këtë proces. Jemi gati ti diskutojmë drejtëpërdrejtë me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon ça thotë tjetri”