Ka ardhur koha të bëhemi pjesë e familjes europiane
Edhe pse ka që në vitin 2014 tashmë që ka marrë statusin e vendit kandidat për tu bërë pjesë e bashkimit Europian sërisht Shqipërisë nuk I është dhënë drita jeshile për fillimin e negociatave. Vendimi është miratuar unanimisht nga 28 ministrat e jashtëm të BE në samitin e mbajtur atëherë në Luksemburg por kur kanë kaluar tashmë afro 7 vite ende nuk ka asgjë serioze sa I takon fillimit të negociatave. Në raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.Komisioni Europian miratoi të martën, Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, theksohet në njoftimin për shtyp të KE. Po të pakënaqur shprehen qytetarët Elbasan me këto shtyrje të BE për çeljen e negociatave pasi sipas tyre tashmë Shqipëria duhet të ishte bërë pjesë e familjes Europiane.
Raporti, i cili përfshin periudhën një vjeꞔare qershor 2020-qershor 2021, konstaton se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (MV) po vazhdojnë të plotësojnë kushtet për hapjen e negociatave të hyrjes në BE dhe të dyja vendet po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformave të BE.” “Vonesat në hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE. Çështjet dypalëshe të mbetura pezull midis Bullgarisë dhe MV duhet të jenë ꞔështje prioritare. Është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare të BE të përfundojnë Kuadrot Negociuese pa vonesë të mëtejshme që konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet të mbahet sa më parë që të jetë e mundur dhe para mbylljes së këtij viti”, thekson raporti.