Një sulm terrorist me bombë në një autobus ushtarak në Damaskun qendror ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave.
Mjeti ishte shënjestruar me dy eksplozivë ndërsa kalonte poshtë urës së Jisr al-Rais pak pas agimit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pamje të kobshme të autobusit i cili është djegur tërësisht.
Sulme të tilla në kryeqytet janë shumë të rralla, ndonëse Siria ndodhet në një luftë civile prej një dekade.
Sulmi i së mërkurës është regjistruar si më vdekjeprurësi që prej Marsit të vitit 2017, kur 31 persona u vranë nga një sulm kamikaz prej grupit xhihadist të ashtuquajtur Shteti Islamik.