Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për kultivimin e drogës në Gramsh dhe ka marrë si të pandehur 9 persona, me akuzën e kultivimit të narkotikeve ne bashkepunim.
Burime zyrtare bejne me dije se mbyllja e hetimeve nenkupton dergimin ne gjykate te ceshtjes dhe pritet denimi i te ndaluarve. Te njejtat burime sqarojne se aktualisht te 9 personatn jane te gjithe te arrestuar me mase arresti ne burg dhe do te jete gjykata e kryesiar nga Eitvan Sikaj e cila do te jape verdiktin perfundimtar.
Shtetasit ne fjale dyshohet se kishin mbjellë sasinë e leëndëve narkotike pranë depove të ujit të fshatit, te cilat i përdornin për ujitjen e lëndës narkotike.
Operacioni i konkretizuar me date 2 korrik te 2020. Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të kultivonin bimë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal.
Si rezultat i hetimit katërmujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre personave, duke u finalizuar me arrestimin e tyre dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në masivin pyjor të fshatit Kotorr.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Te pandehurit:
-Gëzim Çelanji
-Alkis Vila
-Albion Nexhipi
-Elton Kotorri
-Ervin Kotorri
-Altin Kotorri
-Luan Kotorri
-Klajdi Kotorri
-Aurel Kotorri( kryeplaku)
Egnatia news