NASA tregoi se aktorja ruse Yulia Peresild, producenti Klim Shipenko dhe kozmonauti Oleg Novitskiy u shkëputën nga International Space Station dhe u ulën në Tokë sipas planit në stepën e Kazakistanit në datën 17 tetor.
Peresild dhe Shipenko u shoqëruan nga kozmonauti veteran Anton Skaplerov në udhëtimin e tyre hapësinor, duke i çuar ato nga Toka në hapësirë. Ekipi mbërriti në International Space Station në datën 5 tetor dhe nisën të regjistronin skenat që do të shfaqen në filmin “Challenge” sipas termave të vendosura në marrëveshje midis agjensisë hapësinore ruse Roscosmos dhe entiteteve të mediave në Moskë.
Tashmë që ato janë rikthyer, do të shpenzojnë pak kohë në zonën e rekuperimit në Karaganda, para se të rikthehen në qendrën e trajnimit në Rusi për të vazhduar me editimin e këtyre skenave të xhiruara. Informacionet e brendshme tregojnë se ky film ka në qendër të ngjarjes një kirurg që dërgohet në ISS për të shpëtuar një kozmonaut.
NASA po punon gjithashtu për xhirimin e një filmi me Tom Cruise në ISS. SpaceX i Elon Musk është i përfshirë në këtë projekt bashkë me regjizorin Gough Liman.