Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit. Takimi do të mbahet në orën 12:00.
Ende nuk dihet se kush do të jetë fokusi i diskutimeve. Sakaq, ky takim vjen pas atij të korrikut, ku u përjashtua Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK.
Asokohe, Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre nëse kapen me shkelje dhe abuzime me postin e tyre.