Regjistrohet ngjarja e parë e rëndë me afganët e ardhur në Shqipëri.
Një shtetas afgan ka mbetur i plagosur nga goditjet me thikë.
Sipas informacioneve të para ai është qëlluar nga një grua afgane dhe arsyet ende nuk dihen.javascript:”;
Burri është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtetësja afgane është shoqëruar për në polici.